Telegrafi

Shikoni momentet fantastike të takimit të parë të Xhakës për Arsenalin (Video)

Granit Xhaka ka shkëlqyer në debutim me Arsenalin kundër yjeve të futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhaka, që gjatë verës u transferua në Londër nga Borussia Monchengladbachu, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen parasezonale që “Topçinjtë” e zhvilluan ndaj yjeve të ligës MLS.

Lexo po ashtu Statistika të jashtëzakonshme të Xhakës në ndeshjen e parë me Arsenalin (Foto)

Xhaka në pjesën e dytë ishte më i miri për Arsenalin, ku nga 58 pasime, ishte i sakët 94.2 për qind, përkatësisht përqindja më e mirë në takim, transmeton Telegrafi.

Trajneri i Arsenalit, Wenger ka thënë se ndeshja e parë e mesfushori shqiptar ishte mbresëlënëse.

“Xhaka është përshtatur shumë mirë. Pasimet e tij ishin të pastra dhe taktikisht luajti shumë mirë. Unë besoj se ndeshja e tij e parë ishte inkurajuese”, tha pas takimit Wenger. /Telegrafi/