Granit Xhaka ka shkëlqyer në debutim me Arsenalin kundër yjeve të futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Xhaka, që gjatë verës u transferua në Londër nga Borussia Monchengladbachu, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen parasezonale që “Topçinjtë” e zhvilluan ndaj yjeve të ligës MLS.
Xhaka në pjesën e dytë ishte më i miri për Arsenalin, ku nga 58 pasime, ishte i sakët 94.2 për qind, përkatësisht përqindja më e mirë në takim, transmeton Telegrafi.
Trajneri i Arsenalit, Wenger ka thënë se ndeshja e parë e mesfushori shqiptar ishte mbresëlënëse.
“Xhaka është përshtatur shumë mirë. Pasimet e tij ishin të pastra dhe taktikisht luajti shumë mirë. Unë besoj se ndeshja e tij e parë ishte inkurajuese”, tha pas takimit Wenger. /Telegrafi/
Granit Xhaka vs MLS All-Stars pic.twitter.com/ib7EzezCau
— TerryAFC (@TerryAFCx) July 29, 2016