Site icon Telegrafi

“Shihemi së shpejti”, Pogba konfirmon rikthimin te Juventusi

Paul Pogba pritet të arrijë në Torino në orët në vijim dhe ka konfirmuar rikthimin e tij në Juventus në Instagram me një mesazh në italisht.

Ylli francez do të kthehet në Allianz Stadium si një transferim i lirë, pas skadimit të kontratës me Manchester United.

Kjo është hera e dytë në karrierën e tij që ylli francez largohet falas nga Old Trafford për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas Sky Sport Italia, Pogba do të zbret në aeroportin Caselle të Torinos në orën 16:00 me kohën lokale.

Pogba ka konfirmuar rikthimin e tij në klub me një video në Instagram.

Ai ka veshur një palë rroba sportive bardh e zi dhe ka përdorur hashtagun #PogAlmostBack.

Francezi foli edhe në italisht, duke thënë ‘Ci vediamo presto’ që do të thotë “Shihemi së shpejti”.

Pogba ka të ngjarë t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër në mëngjes. /Telegrafi/

Exit mobile version