“See You Again” është bashkëpunimi i Wiz Khalifas me Charlie Puth që i kushtohet aktorit të ndjerë, Paul Walker.
Kënga është përfshirë në pjesën e fundit të vazhdimit të shtatë të filmit “Fast and Furious” së bashku me disa skena nga filmat e mëparshëm.
Aktori Vin Diesel e ka publikuar në faqen e tij në Facebook këtë pjesë të filmit me mbishkrimin: “Pablo, këtë fundjave ti u ktheve tek e gjithë bota në një familje. Faleminderit për dashurinë”.
Madje në një nderim që i ka bërë mikut të tij, vet Diesel e ka kënduar këtë këngë.
Videoja është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Paul Walker humbi jetën në nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik. /Telegrafi/