Site icon Telegrafi

Shesheli zbulon arsyet e kaosit në Maqedoni (Video)

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, vlerëson se situata në Maqedoni është pjesë e luftës speciale që Perëndimi e bën kundër Rusisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sheshel ishte mysafir i kanalit Pink 3, dhe ka shprehur pohimin e tij se në Perëndim dhe Ballkan bëhet një luftë kundër Rusisë.

Për të mbështetur pohimin e tij, kryetari i radikalëve e ka analizuar situatën aktuale në Maqedoni.

Sipas tij, Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka hapur mundësi për komunikim me Rusinë. Ajo papritmas ka rezultuar me një ortek prej Perëndimit histerik dhe propagandë kundër regjimit, me qëllim për të përmbysur qeverinë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pZkrauocUdg

Exit mobile version