Në fillim të kësaj jave, Nico Williams nënshkroi zyrtarisht një kontratë të re me Athletic Bilbaon, duke e mbajtur atë në klub deri në fund të sezonit 2026-27.
21-vjeçari, kontrata e mëparshme e të cilit skadon verën e ardhshme, konsiderohet si një nga talentët më të ndritur në futbollin spanjoll.
Në marrëveshjen e tij të mëparshme, Williams kishte një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, e cila shihej si shumë e përballueshme për klubet që kishin shfaqur interesim për të, mes tyre si Barcelona dhe Real Madrid.
Pas njoftimit të kontratës së tij të re, Bilbao refuzoi të zbulonte vlerësimin e klauzolës së tij të re të lirimit, por tani ajo është zbuluar.
Estadio Deportivo raporton se klauzola e lirimit të Williams me të vërtetë ka mbetur në 50 milionë euro, gjë që mund të hapë derën për një largim të mundshëm verën e ardhshme.
Klubet me siguri nuk do ta kishin problem ta aktivizonin atë, megjithëse Barcelona (për shkak të vështirësive të tyre financiare) mund të mos jetë një prej tyre.
Mbetet për t’u parë nëse Bilbao do të jetë në gjendje të mbajë Williams përtej verës së ardhshme, megjithëse me interesiimin e treguar, mund të jetë shumë e vështirë. /Telegrafi/