Site icon Telegrafi

Shën Valentini – Luizi dhe Kiara nisin ditën me puthje dhe përqafime në BBVA

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë nisur ditën e sotme (e martë) që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.

Foto: Screenshot/Instagram

Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Lexo po ashtu Kiara Tito flet sërish për lidhjen me Butrint Imerin: Ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar, por e vuajta më vonë

Dyshja pozuan së bashku, gjersa po mbanin në duar shkrime si “E dua atë” – në gjuhën angleze.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda.

Të njëjtit kanë filluar edhe të bëjnë plane për dasmë, e madje komentojnë vazhdimisht pushimet në ishujt Maldive. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
@bb.vip.2.albania #luizejlli #luisejlli #meluizin #teamluiz #bigbrotheralbaniavip #topchannelalbania #bigbrothervipalbania #viralalbania #topchannel #bbvip #bbvipal #bigbrotheralbaniavip #luizkiara #kiaraluiz #kiaratito #efidhedhes ♬ original sound – ? LUIZ EJLLI FANPAGE ?
Exit mobile version