Telegrafi

Shefi i diplomacisë ukrainase kritikon Gjermaninë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka kritikuar Gjermaninë, në kohën kur vendi i tij është duke kërkuar më shumë ndihmë nga vendet perëndimore.

Volodymyr Zelensky vazhdimisht ka ripërsëritur kërkesën për më shumë armë – në veçanti ato kundërajrore që së fundmi janë treguar tejet efikase në kundërofensivën ukrainase, transmeton Telegrafi.

E shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, ka thënë se nuk mund të kuptojë pse Gjermania nuk po i furnizon me Leopardë – lloj i tankut si dhe me Marders, mjet motorik i blinduar.

Lexo po ashtu Ministria britanike e Mbrojtjes: Njësia elitare e tankeve ruse nuk do të rimëkëmbet për shumë vite, si rezultat i kundërofensivës ukrainase

Në anën tjetër, Gjermania ka vendosur të forcoj forcat e saj mbrojtëse pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë – ku është bisedime për blerjen e Arrow 3 nga Izraeli, sistemin i avancuar raketor.

Pas shumë dekadave mungesë të investimeve, ky vend tani ka vendosur të hap kuletën dhe të fillojë forcimin e ushtrisë.

Ndërkaq në fillim të agresionit rus, edhe vet NATO-ja kishte kritikuar Berlinin për mos arritjen e targetit – pra dhënien e 2 përqindëshit të GDP-së që të investojë në mbrojtje në kuadër të NATO-s. /Telegrafi/