Pas takimeve me komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në këtë takim, sipas njoftimit nga Presidentca, shefi i AKI-së, Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës presidentja Osmani ka pritur në takim edhe Komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes, me të zilët gjithashtu ka biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas zhvillimeve të fundit./Telegrafi/