Site icon Telegrafi

SHBA vendosë sanksione ndaj katër rusëve të lidhur me Alfa Group

SHBA ka vendosur sanksione ndaj katër rusëve të lidhur me konglomeratin financiar dhe investues Alfa Group dhe shoqatat e biznesit ruse, si pjesë e masave të fundit kundër elitës financiare të Moskës për luftën në Ukrainë.

Nga Sekretari i Financave të SHBA-ve është bërë e ditur se katër personat që ishin në bordin mbikëqyrës të Alfa – Petr Olegichic Aven, Mihail Maratoviq Fridman, German Borisovich Kan dhe Alekesei Viktorovich Kuzmichev janë cak i sanksioneve.

Sanksionet u vendosën edhe ndaj Shoqatës rus të Punëdhënësve dhe Unionit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Marrëveshja e Putinit me mercenarët e Wagner ka të ngjarë të 'kolapsojë' - ata mund të ‘aktivizohen’ në fund të gushtit

“Elitat e pasura ruse duhet të heqin dorë nga ideja se mund të bëjnë biznes si zakonisht, ndërkohë që Kremlini bën luftë kundër popullit ukrainas”, u tha në një deklaratë nga zëvendës-sekretari i Financave, Ëally Adeyem.

Duke komentuar sanksionet e reja, ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov, tha se ato ishin pjesë e një “politike të dështuar kufizuese” dhe se Shtëpia e Bardhë “nuk mund të shkatërrojë ekonominë dhe të minojë sovranitetin teknologjik”. /Telegrafi/

Exit mobile version