Site icon Telegrafi

SHBA-të kërkojnë formimin e shpejtë të institucioneve pa obstruksione politike

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer një ditë më parë në takimin virtual me liderët e Kosovës theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa obstruksione politike.

Ambasada Amerikane në një status në rrjetin social Facebook shkruan se Palmer në takimin virtual po ashtu kërkoi vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe forcimin e institucioneve për luftimin e korrupsionit.

“Në takimet e djeshme virtuale, zëvendësndihmës sekretari Palmer theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE, forcimin e institucioneve për luftimin e korrupsionit dhe mbështetjen e vazhdueshme për një Kosovë të pavarur”.

Ndryshe, mbrëmë Palmer kishte takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me Vjosa Osmanin, me përfaqësues të Listës serbe etj. /Telegrafi/

Exit mobile version