Telegrafi

SHBA-të besojnë se shumë njësi ushtarake ruse janë dorëzuar te ukrainasit, thonë se avancimi i tyre drejt Kievit ka ngecur  

Inteligjenca amerikane ka njoftuar se disa njësi të ushtrisë ruse janë dorëzuar te ushtarët ukrainas.

Ndërkaq mbrëmë Ukraina njoftoi se do të ofrojë amnisti dhe para, për çdo ushtar rus që e hedh në tokë armën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukrainasit në Melitopol konfrontohen me trupat ruse, ushtari shtie në ajër duke menduar se do t’i frikësojë – por pa ndonjë rezultat

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë thonë se avancimi i Rusisë në drejtim të Kievit ka mbetur atu kishte qenë mbrëmë – kjo si rezultat i mungesës së derivateve.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë bërë të ditur se Rusia ka filluar të sillet çuditshëm, kjo për shkak të humbjes së madhe si në njerëz ashtu dhe në makineri ushtarake – madje është raportuar se shumë fluturake rus janë humbur gjatë invazionit. /Telegrafi/