Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan.
The United States is encouraged by and welcomes the decision by Kosovo also to accept the EU Proposal in principle, and we will continue to provide our full support to the EU-facilitated Dialogue. The interim agreement will bring significant benefits to both Kosovo and Serbia. https://t.co/ed3Ng4Rpnr
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 7, 2023
Ndryshe, të hënën për vizitë në vendin tonë ishte dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Lajçak, kryeministri Albin Kurti ka thënë se pranon në parim planin e BE-së dhe se është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.
Ndërkaq, pas takimit në Prishtinë lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe Lajçak.
Ai tha se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.
Lajçak në një shkrim në Twitter bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë. /Telegrafi/