Telegrafi

SHBA kërkon shtyrjen e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime për 30 ditë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrie Hovenier, ka kërkuar që të shtyhet implementimi i dy vendimeve, ajo për targa dhe letërnjoftime për 30 ditë.

Kjo, pas takimit që kishte me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Hovenier, vendimi për reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa është plotësisht të përshtatshme dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, por shtyrja duhet të ndodhë pasi ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin.

“SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Osmani dhe ministren e Jashtme, Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë”, u shpreh ai.

“Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet”.

“Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, ka thënë Hovenier./Telegrafi/