Site icon Telegrafi

SHBA-ja ka ndarë më së shumti para për Ukrainën – Italia në fund të listës

Ukraina është pajisur me pajisje ushtarake nga më shumë se 30 vende në dhjetë muajt e fundit të luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot po viziton donatorin kryesor që po e ndihmon – Shtetet e Bashkuara.

Për sa i përket mbështetjes direkte ushtarake që nga fillimi i luftës me Rusinë, SHBA-ja ka ndarë deri më tani 18.5 miliardë dollarë – shumë më tepër se çdo vend tjetër individual – deri në 20 nëntor, gjersa ka premtuar edhe miliarda të tjerë gjatë muajve të fundit, raporton bbc.

SHBA-të pasohen prej Gjermanisë (2.34 miliardë dollarë), Britania e Madhe (1.9 miliard dollarë) dhe Polonia (1.82 miliard dollarë).

Bie në sy se deri më tani Franca ka ndarë vetëm 470 milionë dollarë, kur dihet se është një ndër superfuqitë botërore.

Italia, prej vendeve që konsiderohen të mëdha, është shteti me më së paku ndihmë që i ka ofruar ukrainasve, ku ka ndarë deri më tani 320 milionë dollarë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version