Telegrafi

SHBA: Çmimi i naftës bie 38,63 dollarë

​Çmimet e naftës kanë rënë sot në nivelin më të ulët që prej shtatë vitesh në New York, për shkak të mosreagimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) si dhe nga mbingopja e tregjeve.

Çmimi i naftës në “New York Mercantile Exchange” (Nymex) arriti në 38,63 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej vitit 2009.
Ndërsa në Londër, në bursën “Brent”, referencë evropiane për çmimin e naftës, çmimi për fuçi arriti në 40,69 dollarë.
Besnik ndaj pozicionit të marrë një vit më parë, OPEC-u jo vetëm që të premten në Vjenë vendosi të mos ndryshojë nivelin e prodhimit, por, fakt i pazakontë, nuk dha as shifra të sakta sesa do të qëndronte prodhimi i naftës.