Site icon Telegrafi

Shaqiri: Liverpooli e meriton trofeun e Ligës së Kampionëve, do ta fitojmë për Kloppin dhe tifozët

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka thënë se Liverpooli po synon të fitojë Ligën e Kampionëve për Jurgen Kloppin përpara finales kundër Tottenhamit këtë fundjavë.

Të dy skuadrat angleze do të takohen në Wanda Metropolitano të shtunën në mbrëmje, me të dy menaxherët që kërkojnë të fitojnë trofeun e parë në këtë garë.

Klopp ishte afër të fitonte atë Borussia Dortmundit, por u mposht nga Bayern Munichu në finale, ndërsa fatin e njëjtë e pati edhe vitin e kaluar ndaj Real Madridit.

Lexo po ashtu Super-kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe shënuesit në finale

Përpara finales së këtij viti në Madrid, Shaqiri ka folur për ndikimin e trajnerit gjerman te Liverpooli, duke këmbëngulur se lojtarët janë të gatshëm të “japin gjithçka” për të sjellë trofeun në Anfield në nder të tij.

Klopp duke përqafuar Shaqirin (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ai është gjithmonë i relaksuar. Ne jemi gjithmonë duke u argëtuar gjatë dhe pas stërvitjes. Ai është një person pozitiv”, ka thënë fillimisht Shaqiri për talkSPORT.

“Ai bën gjithçka për ne dhe ne japim gjithçka për të. Ne duam ta fitojmë trofeun për të”.

Reprezentuesi zviceran mendon se Reds e meritojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve pas një sezoni dramatik që ka parë Liverpoolin të bëjë përparime të mëdha.

Lexo po ashtu Klopp publikon listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve, Shaqiri pjesë e saj

“Mendoj se kemi pasur një sezon të madh dhe kemi një finale të madhe para nesh”.

Festa e Shaqirit me bashkëlojtarët pas golit të Origit ndaj Barcelonës (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Do të përpiqemi me gjithçka për të fituar titullin sepse klubi e meriton atë, tifozët e meritojnë atë dhe lojtarët e meritojnë atë. Një gjë me të vërtetë e veçantë është nëse e fitojmë”.

“Tottenhami është një ekip madh. Ata i treguan botës se sa të mirë janë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi të sigurt. Janë vetëm 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodhë”, përfundoi ylli me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version