Telegrafi

Shaqiri flet rreth interesimit të Galatasarayt: Të ardhmes nuk i dihet, Turqia është një vend ku ia vlen të jetohet

Liverpooli ka fituar trofeun e radhës evropian duke triumfuar gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Superkupës.

The Reds triumfuan në saje të ekzekutimit të penalltive kundër Chelseat, meqenëse ndeshja në kohën e rregullt dhe pas kohës shtesë përfundoi me rezultat 2-2.

Edhe pse nuk pati rast të paraqitej asnjë minutë, Xheradn Shaqiri tërhoqi vëmendjen e mediave turke, për të cilat ka dhënë një intervistë dhe ka folur për interesimin e Galatasarayt.

“Galatasaray deri më tani nuk ka bërë asnjë ofertë për mua. Turqia është një vend ku ia vlen të jetohet. Ka interesim të madh për futbollin dhe ka ekipe kualitative”.

“Por, jam i lumtur që luajë në Ligën Premier. Natyrish, nuk e di çfarë do të na sjell e ardhmja. Për momentin jam këtu, jam pjesë e Liverpoolit”, pohoi Shaqiri, i cili shpreson që edhe vitin e ardhshëm të vjen në shtetin turk.

Ndryshe, finalja e sezonit të ardhshëm e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin olimpik Ataturk në Stamboll. /Telegrafi/