Site icon Telegrafi

Shala: Zëvendëskomandanti i FSK-së mund të jetë serb, vetëm nëse i plotëson kushtet (Video)

Deputeti i Nisma socialdemokrate, Haxhi Shala ka theksuar se emërimi i zëvendëskomandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të duhej të ndodhte vetëm nëse kandidati i plotëson kushtet e kërkuara.

Ai ka theksuar se ushtria ka hierarki e cila do të duhet të respektohet, dhe se emërimi në këtë post pa e pasur gradën që kërkohet, janë në kundërshtim me rregulloret e këtij institucioni.

“Nuk kemi pasur kërkesa as nga faktori ndërkombëtar për të bërë këso emërime. Ata e respektojnë hierarkinë e FSK-në dhe mënyrën si është ndërtuar ajo”, ka shtuar Shala.

Lexo po ashtu Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb (Video)

Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë dhënë mbrëmë RTV Dukagjinit,  ka theksuar se  nëse zëvendëskryeministri i Kosovës është serb edhe zëvendëskomandanti i policisë është serb, fare nuk do t’i pengonte nëse zëvendëskomandanti i ushtrisë do të ishte serb po ashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version