Shakira publikoi këngën e saj më të fundit emocionuese të titulluar “Acrostico”, një dedikim për dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, përpara Ditës së Nënës më 14 maj.
Megjithatë, kënga u duk gjithashtu se bëri një ‘goditje’ tjetër ndaj ish-partnerit Gerard Pique, teksa ajo përmend ‘thyerjen e zemrës’ dhe se si fëmijët e saj i mësuan asaj se ‘dashuria nuk është një mashtrim’.
Krijuesja e hitit “The Hips Don’t Like”, 46 vjeçe, e cila kohët e fundit ndezi thashethemet për romancë me Tom Cruise dhe yllin e Formula 1, Lewis Hamilton, gjatë fundjavës në Miami Grand Pix, fillimisht ngacmoi datën e publikimit të baladës në Instagramin e saj, shkruan DailyMail.
Ajo postoi një vizatim të lezetshëm të një zogu nënë dhe dy foshnjat e saj lart në një pemë, me emrin e këngës që shfaqet në sfond.
Nëna e dy fëmijëve më vonë publikoi një pjesë të këngës për 86 milionë fansat dhe ndjekësit e saj, si dhe një video zyrtare në faqen e fitueses së “Grammy” në YouTube.
“Acrostico” prek disa tema gjatë gjithë këngës, si thyerja e zemrës dhe dashuria që ka për dy djemtë e saj, të cilët i ndan me ish-partnerin, Gerard.
Të dy u ndanë në qershor 2022 pas gati 12 vitesh lidhje pas lidhjes së tij të dyshuar me Clara Chia Marti.
Titulli i këngës, “Acrostico”, do të thotë se shkronja e parë e çdo rreshti në një kompozim shpreh një fjalë.
Shakira më pas u thotë fëmijëve në këngë se dashuria e saj do të jetë gjithmonë aty për ta, pavarësisht se ndihet e humbur për shkak të thyerjes së zemrës.
Duke iu referuar ndarjes së saj me Gerardin, ylli gjithashtu këndoi tekste rreth ecjes përpara dhe rëndësisë së faljes në këtë jetë.
Fillimi i videos së animuar tregoi zogun nënë duke u përballur me dhimbjen e zemrës dhe ndjenjën e humbur, por ende shikon anën pozitive për të ndërtuar një fole.
Kjo vjen pasi këngëtarja në prill hyri në Instagram për të zbuluar se po largohej nga Barcelona, Spanjë me Milanin, 10 vjeç dhe Sasha, tetë vjeç, për t’u vendosur në Miami, Florida.
Krijuesja e hitit “Waka Waka” ishte transferuar në Barcelonë për të qenë me të dashurin e saj në atë kohë dhe ish-futbollistin, Gerard Pique.
Në fillim të këtij muaji, Shakira mori pjesë në ceremoninë e “Billboard Latin Women in Music”, e cila u zhvillua në qytetin e saj të ri, Miami dhe u nderua si “Gruaja e Vitit”.
Menjëherë pas shfaqjes së çmimeve, Shakira mori pjesë në Grand Pix të mbushur me yje të Formula 1 në Miami gjatë fundjavës dhe ndezi thashetheme për romancë me aktorin e “Top Gun: Maverick”, Tom Cruise, si dhe më pas edhe me shoferin e makinave garuese, Lewis Hamilton. /Telegrafi/