Telegrafi

Shakira ndjek 156 profile në Instagram, në mesin e tyre janë vetëm disa ish-lojtarë të Barcelonës

(Foto: Getty)

Saga rreth Shakiras dhe ish-partnerit Gerard Pique nuk po qetësohet. Edhe pse nuk janë në marrëdhëniet më të mira, këngëtarja dhe ish-futbollisti ende e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk i kanë fshirë fotografitë e tyre të përbashkëta.

Derisa këngëtarja ndiqet nga afro 83 milionë ndjekës në Instagram, ajo ndjek shumë pak njerëz. Krahas Pique, 46-vjeçarja më së shumti ndjek profilet e saja të krijuara nga fansat, por edhe profilin zyrtar të UNICEF-it.

Sa u përket njerëzve, Shakira ndjek disa kolegë dhe vetëm disa nga ish-shokët e skuadrës së Pique. Në mesin e tyre është edhe futbollisti kroat, Ivan Rakitic, i cili ka luajtur me Gerard për disa sezone te Barcelona.

(Foto: Instagram)

Po ashtu, një tjetër ish-futbollist i katalunasve që ajo ndjek është Dani Alves, i cili po përballet me probleme ligjore së fundmi. Kolumbiania ndjek edhe klubin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Gerard Pique dhe Clara Chia dëbohen nga një restorant në Barcelonë pasi thuhet se pronari ishte fans i Shakiras

Këngëtarët Jennifer Lopez, Rihanna, Beyonce, Wyclef Jean, will.i.am, Rosalia, Camila Cabello; aktorët Leonardo DiCaprio, Channing Tatum, Chris Evans, Henry Cavill, ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, dizajnerja e famshme Donatella Versace, tenisti Rafael Nadal – janë në mesin e personaliteteve të njohura që i ndjek Shakira në Instagram. /Telegrafi/