Telegrafi

Sezoni i Pogbas ka mbaruar, ndërsa agjentja e tij thotë se lëndimi nuk është serioz

(Foto: Getty Images)

Rafaela Pimenta, agjentja e Paul Pogbas, është pyetur në lidhje me lëndimin e mesfushorit të Juventusit, ndërsa ka thënë se nuk është asgjë serioze.

Francezi u largua nga fusha me lot pas një lëndimi muskulor në minutën e 24 të takimit ndaj Cremoneses në ndeshjen e të dielës.

Ekzaminimet mjekësore treguan sot (e hënë) për praninë e një lezioni të shkallës së ulët në muskulin rectus femoris të kofshës së majtë, një lëndim që ia ka përfunduar sezonin.

(Foto: Getty Images)

Ishte hera e parë që Pogba startonte pas 390 ditësh dhe erdhi në momentin me të keq, kur kihet parasysh se Juve do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Sevillas në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Zbulohet se sa do të mungojë Paul Pogba

“Këto gjëra ndodhin, ndodhi dje (e diel), por fatmirësisht nuk është asgjë serioze dhe Paul është duke u shëruar”, iu është përgjigjur agjentja gazetarëve në ceremoninë e ndarjes së çmimit ‘Tommaso Maestrelli’ në Fiuggi. /Telegrafi/