Site icon Telegrafi

Sevilla konfirmon marrëveshjen me klubin saudit për transferimin e Ivan Rakitic

Sevilla ka konfirmuar edhe zyrtarisht marrëveshjen me klubin nga Arabia Saudite, Al-Shabab për shërbimet e mesfushorit kroat, Ivan Rakitic.

Pas 323 ndeshjeve në dy kohë për skuadrën nga Andaluzia, duke shënuar 51 gola dhe duke dhënë 63 asistime, Rakitic ka vendosur largimin e tij.

Mesfushori kroat do t’i bashkohet klubit nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Shabab, si një transferim i lirë.

Është vet klubi nga ‘Sanchez Pizijuan’ që ka njoftuar marrveshjen me klubin saudit për mesfushorin kroat.

“Kemi rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Shabab për transferimin e Ivan Rakitic, i cili do të mbyll periudhën e tij të dytë me ne”, thuhet në njoftimin e Sevillas.

Në Arabinë Saudite, Rakitic do të takohet me ish-lojtarët e Sevillas, Yassine Bon, Alex Telles dhe Grzegorz Krychowiak, ndërsa do të ndajë zhveshtoren me Yannick Carrasco, ish-lojtar i Atlctico Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version