Telegrafi

Sevilla më afër Sturridget sesa Interi

Sulmuesi anglez i Liverpoolit, Daniel Sturridge ka të ngjarë të përfundoj në La Liga te skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella, Sevilla.

Sturridge nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Jurgen Kloppit dhe pritet të largohet gjatë këtij muaji nga Anfield.

Largimi i tij duket i sigurt dhe destinacioni më i mundshëm dukej Serie A me Interin në krye të garës, por tani thuhet se gjërat kanë ndryshuar.

Lexo po ashtu Interi shfaq interesim për Sturridgen

Sipas mediave italiane, Sturridge ka më shumë gjasa të bashkohet me Sevillën sesa me Interin, pasi spanjollët mund të garantojnë një lëvizje të përhershme për sulmuesin e Liverpoolit.

Sturridge duke festuar një nga golat e tij me Liverpoolin këtë sezon (Getty Images)

Ai është duke kërkuar një transferim në afatin e janarit për të siguruar kohë më shumë të lojës përpara pjesëmarrjes së Anglisë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sturridge iu ofrua Interit, të cilët janë të përgatitur ta nënshkruajnë atë vetëm në huazim me një opsion blerje në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët që duhet të transferohet diku tjetër gjatë janarit për të rifituar një vend për Kampionatin Botëror (Foto)

Sipas mediumit Mediaset Premium, Sevilla kanë tejkaluar në garë, pasi ata janë të gatshëm ta bëjnë atë opsion të detyrueshëm blerje nën kushte të caktuara.

Liverpooli dëshiron 30 milionë funte apo rreth 32 milionë euro nga shitja e Sturridge, por kjo shifër vështirë të plotësohet nga ndonjë skuadër. /Telegrafi/