Telegrafi

Setien: Fitore e merituar, ndeshje e vështirë ndaj Bayernit

Quique Setien është parë i lumtur pas fitores së Barcelonës në shtëpi ndaj Napolit me rezultat 3-1.

Barcelona fitoi 3-1 në Camp Nou ndaj Napolit në ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe kaloi në çerekfinale me një rezultat të përgjithshëm 4-2.

Kjo fitore dhe ky kualifikim e ka lumturuar trajneri Setien, i cili ka lavdëruar ekipin e tij, por edhe kundërshtarët pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Ky është hapi i parë i ndërmarrë mirë dhe tani shpresojmë t’i luajmë ndeshjet tjera me të njëjtin qëndrim që demonstruam këtu. Ekipi luajti mirë dhe ne e merituam këtë”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcelonës pas ndeshjes.

Barcelona siguroi çerekfinalen pas fitores ndaj Napolit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Në minutat e para Napoli na bëri të punojmë shumë. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm. Duhej të mbronim me shumë intensitet dhe angazhim”.

“Unë e kam uruar Gattuson për punën e jashtëzakonshme që po bën. Ai me të vërtetë ka zhvilluar ekipin e tij. Puna e tij është meritë e lartë dhe unë jam një admirues besnik i metodave të tij”.

Lexo po ashtu Barcelona 3-1 Napoli, notat e lojtarëve: Messi tjetër nivel, shkëlqejnë edhe mbrojtësit e katalunasve

“Të gjithë rivalët që kanë mbetur janë të fortë dhe kanë mbetur vetëm ndeshje të ndërlikuara. Kështu do të jetë e vështirë për ne por edhe për Bayernin. Ata janë një skuadër e shkëlqyeshme, por edhe ne jemi.”

“Lionel mori një goditje të fortë në atë ndërhyrje nga Koulibaly, por nuk mendoj se do të bëhet një problem i madh për të”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/