Telegrafi

Set i ri fotografik i Rinës, shfaqet si një flokëkuqe atraktive

Rina Balaj (Fotomontazh: Instagram/balajrina/Blend Roka)

Krahas të qenit këngëtare e suksesshme, Rina Balaj josh vëmendjen e fansave edhe përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale.

Reperja së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 383 mijë ndjekës.

Ajo ka pozuar para fotografit Blend Roka dhe imazhet janë pëlqyer nga fansat e saj, teksa disa prej fotografive të publikuara janë shoqëruar edhe me mesazhe të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

“Ilegal” është realizimi më i fundit muzikor i Rinës, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Videoja muzikore e asaj kënge u publikua në fund të muajit shkurt dhe ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/