Site icon Telegrafi

Sërisht do të udhëtojë treni në relacionin Selanik – Shkup – Beograd

Ndërmarrja shtetërore greke e hekurudhave ”Treinosa” ka njoftuar se e ka riaktualizuar linjën hekurudhore Selanik-Shkup-Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo linjë do të jetë funksionale çdo ditë. Kjo linjë u ndërpre më herët pasi që pushteti në Athinë vlerësoi se nuk ka mjete të mjaftueshme për ta mbështetur këtë linjë.

Grekët ndërruan mendje pasi që tash vlerësojnë se kjo linjë hekurudhore do të ndihmojë në rritjen e numrit të turistëve që e vizitojnë rajonin grek të Selanikut./Telegrafi/

Exit mobile version