Juventus dhe Barcelona kanë gati bashkëpunimin e radhës dhe mund të jetë një lëvizje që pak kush mund ta ketë pritur.
Zonja e Vjetër dhe Blaugranasit njihen për marrëdhëniet e tyre të mira, sidomos në shkëmbimin Arthur Melo-Miralem Pjanic.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus dhe Barcelona mund të shkëmbejnë përsëri yjet e tyre, por tani në një pozicion tjetër.
Sipas asaj që raporton Fichajes, klubi katalunas ia ka ofruar atij italian kartonin e Jordi Albas në këmbim të atij të Alex Sandros.
Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim, pasi që drejtuesit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit brazilian.
Në ditët e fundit të këtij afati kalimtar, pritet të mësohet se a do të realizohet kjo lëvizje, apo do të mbetet vetëm si një raportim. /Telegrafi/