Lionel Messi ka treguar edhe një herë klasin dhe madhështinë e tij në lojën e futbollit.
Barcelona ka arritur të fitojë El Clasicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu me rezultat të thellë 3-0.
Sulmuesi argjentinas ishte lojtari kryesor i gjigantit katalunas duke shënuar golin e 2-0 dhe asistuar tek goli i fundit i ndeshjes për 3-0, i cili u shënua nga Aleix Vidal.
Megjithatë, asistimi i Messit për golin e tretë të ndeshjes i dhënë për Vidalin nuk ishte i thjeshtë.
Messi arriti të asistojë tek goli i mbrojtësit spanjoll pa njërën këpucë, pasi ajo i ishte zbathur.
Zbathja e këpucës së këmbës së djathtë të Messit erdhi pas një dueli me mbrojtësin brazilian, Marcelo, të cilin e dribloi.
Në kalim e sipër, Marcelo ia shkeli këmbën argjentinasit, por nuk mundi ta ndal atë.
Gjëja e vetme të cilën Marcelo arriti ta ndal ishte këpuca e argjentinasit që mbeti mbrapa. /Telegrafi/
https://twitter.com/MascheranoStats/status/944582004464652291