Telegrafi

Serie A publikon kalendarin për ndeshjet e sezonit 2022/23

Serie A tashmë ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për edicionin 2022-23, sezon ky që fillon më 13 gusht dhe përfundon më 4 qershor.

Ndryshe nga vitet e kaluara, nuk do të jenë të pranishëm përfaqësues të klubeve të Serisë A, por vetëm zyrtarët e Lega Serie A.

Edicioni do të stopojë në fund të këtij viti shkaku që zhvillohet Kupa e Botës, e cila zhvillohet në nëntor dhe dhjetor, kështu që ndeshjet finale të 2022 do të jenë në fundjavën e 13 nëntorit dhe më pas do të rifillojnë më 4 janar 2023.

Për sezonin e dytë me radhë, Seria A do të ketë një listë ndeshjesh asimetrike, kështu që pjesa e dytë e fushatës nuk është thjesht një pasqyrë e të parit.

Algoritmi do të përjashtojë përplasjet e mesjavës mes Milanit, Interit, Napolit, Juventusit, Lazios, Romës dhe Fiorentinës, as nuk mund të ketë derbi vendas jashtë fundjavës. /Telegrafi/

14 Gusht 2022 (java e parë)