Sulmuesit argjentinas ndër vite kanë qenë më të pëlqyerit në Serien A italiane.
Duke filluar nga Armando Diego Maradona që ishte një idhull në Napoli, te Gabriel Batistuta që arriti të bëhet një legjendë e Fiorentinës.
Shumë sulmues argjentinas kanë luajtur në skuadrat italiane dhe golat gjithmonë kanë qenë specialitet i tyre.
Në vitet e shkuara edhe Hernan Crespo dhe Diego Milito, kanë renditur paraqitjet ekzemplare në Serie A.
Në vitet e fundit sulmuesit argjentinas janë më të mirët në Serie A.
Gonzalo Higuain me Napolin dhe Juventusin, Mauro Icardi me Sampdorian dhe Interit, por edhe Paolo Dybala, Alejandro Gomez dhe Giovanni Simeone, janë duke treguar formë shumë të mirë.
Me tre gola të shënuar ndaj Sassuolos, Higuan është ngjitur në kuotën e 108 gola. Ai është i pesti në listën e argjentinasve, pasi para ti ka disa ikona të sulmit.
Më poshtë i gjeni 12 shënuesit më të mirë argjentinas në Serie A. /Telegrafi/
Gabriel Omar Batistuta – 183 gola
Hernan Crespo – 153 gola
Omar Sivori – 147 gola
Abel Balbo – 117 gola
Gonzalo Higuain – 108 gola
Mauro Icardi – 99 gola
Antonio Angelillo – 98 gola
Diego Milito – 86 gola
Diego Armando Maradona – 81 gola
Pedro Manfredini – 81 gola
Julio Cruz – 80 gola
Rodrigo Palacio – 77 gola