Site icon Telegrafi

Seria A pritet të hapë stadiumet deri në 50 për qind të kapacitetit në sezonin e ri

Sipas disa raporteve të mediave në Itali, stadiumet e Serie A mund të hapen në sezonin 2021/21 me një kapacitet prej 50 për qind.

Lega Serie A po bën presion për hapjen e stadiumeve, qoftë edhe pjesërisht, për të ndihmuar klubet financiarisht.

Klubet e Serie A kanë humbur mbi 1.2 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë Covid-19, për shkak të ndeshjeve të luajtura me dyer të mbyllura dhe rënies së të ardhurave të sponsorizimeve.

Lexo po ashtu ‘Derby d’italia’ në xhiron e nëntë, publikohet orari i plotë i Serie A

Gjatë zbulimit të listës së ndeshjeve për sezonin 2021-22, Presidenti Dal Pino i kërkoi Qeverisë të hapë stadiumet me kapacitet të plotë, por nuk ka gjasa që kërkesa e tij të përmbushet.

Sidoqoftë, sipas mediumeve Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport, Qeveria mund të lejojë kapacitet prej 50 për qind në stadiume për sezonin e ri.

Njerëzit e vaksinuar mund të marrin një leje të gjelbër për të hyrë në stadiume sapo fillon sezoni i Serie A më 22 gusht.

Bisedimet midis palëve të përfshira janë duke u zhvilluar për javë të tëra, por qeveria duhet të mbikëqyrë rritjen e rasteve të Covid-19 në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Delta. /Telegrafi/

Exit mobile version