Arsenali përballet me konkurrencë nga Barcelona për mesfushorin e skuadrës franceze, Nice, Jean Michael Seri.
Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, Arsenali do të duhet të luftojë me Barcelonën nëse do të nënshkruajnë me objektivin e tyre, Seri.
Topçinjtë kanë ndjekur që një kohë të gjatë Serin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 36 milionë funteve në kontratën e tij të tanishme.
Arsene Wenger është një admirues afatgjatë i mesfushorët nga Bregu i Fildishtë – me Tottenhamin dhe Swansean që gjithashtu kanë mbajtur shënime për të.
Barcelona, që ka 198 milionë funte apo 222 milionë euro në bankë pas shitjes së Neymarit në Paris Saint-Germain javën e kaluar, kishte qenë i prirur për ish-mesfushorin e Tottenhamit, Paulinhon, para se të ftoheshin interesat e tyre. /Telegrafi/