Telegrafi

Serbët vjedhin këngën “Harem” të Young Zerkës (Video)

Këngëtari Young Zerka, i cili veçohet për të kënduarit në stilin xhamajkan, vitin e kaluar solli këngën “Harem”, një këngë e shndërruar në hit e cila mori miliona klikime në YouTube.

Por, kjo këngë e punuar nga producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats në studion e tij “RedBox Ent.”, duket se ka rënë edhe në veshin e serbëve, të cilët janë të njohur tashmë për plagjiaturat ndaj shqiptarëve.

Këngëtari serb Vanki dhe DJ Tazz, mesa duket e kanë pëlqyer shumë këngën e Young Zerkës, duke vendosur të vjedhin vijën melodike, dhe duke e sjell në versionin e tyre në serbisht këngën, me po të njëjtin titull.

Lexo po ashtu "Toponishte" ra edhe në veshin e serbëve, këngëtari Aca Lukas e vodhi në vitin 2001 (Video)

Kompozitori Denis Šabanović është producenti i cili u ka incizuar këtë këngë këngëtarëve të lartpërmendur në serbisht, duke e shitur si produkt të tij këngën, e cila mban vulën e labelit “RedBox”.

Vanki dhe DJ Tazz e kanë publikuar këngën “Harem” në versionin serbisht sot (e hënë) dhe kanë arritur menjëherë të marrin një grumbull klikimesh, ndërkohë që për këtë shkelje drejtash të autorit, ata do duhej të përballeshin me ligjin.

Lexo po ashtu "Muzikë më e mirë dhe të drejta autoriale", dëshira e yjeve për vitin 2017 (Foto)

Nuk dihet nëse producenti i njohur Big Bang ka vendosur të ngrejë padi kundër tyre, megjithatë me mos-funksionimin e ligjit të të drejtave të autorit në Kosovë, do të ishte shumë e vështirë kërkimi i kësaj të drejte edhe po të donte. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Y_oDkRdfHxk&feature=youtu.be