Telegrafi

Serbët sërish me tubim mbështetës për Putinin në Mal të Zi: Mbahu Rusi

Një tubim në mbështetje të Rusisë është mbajtur sonte në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Qytetarët serbë të Malit të Zi i kanë dhënë mbështetje agresionit rus në Ukrainë para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi.

Të tubuarit mbanin pankartën me shkrime pro-ruse të tilla si “I lutemi Zotit dhe mbahu Rusi”, raporton rtcg.

Theksojmë se të hënën një tubim i njëjtë mbështetës është mbajtur në Nikshiq.

“Nacionalistët serbë në Mal të Zi mbështetin Rusinë”, kishte raportuar agjencia e lajmeve reuters.

Ndryshe, Mali i Zi ishte në mesin e 141 shteteve të OKB-së që kanë votuar pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/