Është liruar rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së sotme të presidentit Hashim Thaçi në Ujman.
Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17:00 e ditës së sotme janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim.
Mësohet se rruga është liruar për qarkullim rreth orës 22:00.
Telegrafi më herët raportoi për bllokimin e rrugës në hyrje të Zubin Potokut dhe për shfrytëzimin e rrugëve alternative nga ana e policisë dhe doganierëve për të shkuar në Bërnjak.