Site icon Telegrafi

‘Senatorët’ e ekipit nuk e duan Icardin te Reali?

Icardi, kapiten i Interit

Lojtarët e mëdhenj të Real Madrid janë të vakët rreth mundësisë së bërjes bashkëlojtarë yllin argjentinas të Interit, Mauro Icardi.

Kapiteni i Interit thuhet se ka kërkuar të bashkohet me Real Madridin këtë muaj pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Kjo duke e ditur se trajneri i Realit, Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez janë në treg për nënshkrimin e një sulmuesi të fortë.

Lexo po ashtu Zidane i hap derën transferimit të Icardit

Icardi thuhet se e ka ofruar veten në Madrid, edhe pse gjurmët e këtij lajmi kanë kaluar në të ftohtë që nga Krishtlindjet e këndej.

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës së Interit (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, hezitimi i transferimit të Icardit te Reali mund të rrjedhë nga reagimet përmes dhomave të zhveshjes së Realit.

Disa lojtarë të mëdhenj të skuadrës kanë shqetësime rreth egos së ish-lojtarit të Barcelonës.

Lexo po ashtu Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm, Kane prinë bindshëm i pari (Foto)

Hezitimi i tyre thuhet se vjen edhe me mënyrën e jetesës së argjentinasit jashtë fushës ku përfshihet gruaja dhe agjenti i tij, Wanda Nara.

Në rast mos-transferimi të Icardit, Reali ka në radarin e tyre edhe sulmues tjerë të mëdhenj si Harry Kane, Timo Werner dhe Sergio Aguero. /Telegrafi/

Exit mobile version