Site icon Telegrafi

Seminar për mbikëqyrjen e sëmundjeve të lidhura me ujin

Në organizim të Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Organizatën Botërore Shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Në organizim të Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Organizatën Botërore Shëndetësore dhe Ministrinë e Shëndetësisë sot dhe nesër në Shkup do të mbahet seminar për trajnimin e mbikëqyerjes së sëmundjeve që janë të lidhura me ujin.

Qëllimi i këtij seminari është që të përkrahen përpjekjet e vendit që të përforcohet mbikëqyrja ndaj sëmundjeve që lidhen me ujin dhe të përmirësohen njohuritë dhe mjeshtritë e profesionistëve për akses efektiv për mbikëqyrje dhe detektim, investigim epidemiologjik dhe kontroll të epidemive me prejardhje nga uji.

Seminarin do ta hapë drejtori i ISHPRM-së, Shaban Memeti, ndërsa do të marrin pjesë ekspertë të huaj dhe nga vendi. /Telegrafi/

Exit mobile version