Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka folur për akuzat e Thaçit që implikon Kurtin, Abazin e Sveçlën për futje në dhomën e përgjimeve.
Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se reagimi i mbrëmshëm i Presidentit për dhomën e përgjimeve në PTK është një frikë e tij për ato që mund të dalin.
“Ai ka frikë për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen. Duket që e ka frikën për përgjimet jo që kanë dalë, por që mund të dalin në të ardhmen. Duket…Më shumë se kaq nuk mund të ndajë me opinionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Ndoshta Presidenti i tanishëm ka nuhatur se ka përgjime e që atë mund ta vendosin në pozicionin real dhe përballë realitetit të hidhur”, shtoi më tej Selimi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se Presidenti nuk e ka bërë rastësisht shpifjen për dhomën e përgjimeve.
“Duke e njohur Thaçin ai këtë nuk e bënë rastësisht. Edhe kur të kuptohet se ajo që e ka thënë nuk është e vërtet ai del fitues sepse ne po na mban në diskutim me nje gënjeshtër”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/