Site icon Telegrafi

Selimi, Hotit: Na turpërove kryeministër, a duhet ta mësosh serbishten para takimit me Vuçiqin?

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se a duhet të mësojë të flasë serbisht para takimit me Vuçiqin.

“A duhet se para se të shkosh në takim me Vuçiqin ta mësosh serbishten, ti edhe ashtu nuk je shumë i serbishtes prej dallim prej shefit ton të partisë. Apo ndoshta hoqe dorë nga reciprociteti dhe tu dashtë ta flasësh gjuhën e njërës palë. Z.Hoti është dashur ti thuash shqip që nuk di serbisht, e as që dua ta mësoj serbishten tënde sepse serbishtja juaj është gjuhë e policëve vrasës të Millosheviqt”, ka thënë Selimi.

Selimi ka shtuar se “kryeministër na turpërove”.

Shefi i Grupit Parlamentar i LVV-së, kërkoi nga Hoti që të tregoj nëse emërimi i Skender Hysenit koordinator shtetëror për dialog, është respektim i traditës.

“Ne duam ta dimë a është respektim i traditës, sepse edhe një kryeministër para jush e pat deleguar dialogun me Serbinë të presidenti, edhe atëherë kemi thënë se nuk ka të drejtë, por a po e bëni të njëjtën gjë edhe ju duke shmangur nga kjo përgjegjësi duke e gjetur një person që të merret me dialogun”, tha Selimi.

Selimi shtoi se në takimin e Brukselit, Hoti shkoi pa platformë, pa agjendë e pa ekip. /Telegrafi/

Exit mobile version