Site icon Telegrafi

Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës, PD vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme SPAK

Sekuestrimi i Inceneratori të Tiranës ka nxitur dhe reagimin e opozitës. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike dhe Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, kanë vlerësuar punën e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

“Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.”, deklaron Basha.

“Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!”, nënvizon Basha.

Lexo po ashtu Sekuestrohet inceneratori i Tiranës, dyshohet se pronarët e vërtet janë shtetasit në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Gazment Bardhi, Deputet I PD nënvizon se sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë.

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit. Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të bërë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë.”, nënvzoin Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. /Telegrafi/

Exit mobile version