Telegrafi

Sekretarja e Jashtme britanike: Ministrat e G7-ës janë pajtuar për “pako të fuqishme” të sanksioneve kundër Rusisë

Sekretarja e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Truss, ka bërë të ditur se ministrat e Jashtëm të G7-ës, janë pajtuar për “një pako të fuqishme të koordinuar” të sanksioneve kundër Rusisë – si kundërpërgjigje ndaj Moskës për “shkelje të ligjeve ndërkombëtare”.

Ministrat e Jashtëm të G7-ës dënojnë ashpër shkeljet e ligjeve ndërkombëtare nga ana e Rusisë, transmeton Telegrafi.

Madje ata janë pajtuar për një pako të fuqishme të koordinuar të sanksioneve – duke mbrojtur fuqishëm integritetin territorial të Ukrainës.

“Ministrat e Jashtëm të G7-ës, dënojnë shkeljet e ligjeve ndërkombëtare nga ana e Rusisë. Jemi pajtuar për pako të fuqishme si kundërpërgjigje”, ka shkruar Truss. /Telegrafi/