Telegrafi

Sekretari shtetëror i Vatikanit viziton Maqedoninë

Sekretari shtetëror i Vatinakit, Pietro Parolin, nga sot e nisë vizitën dy ditore zyrtare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kardinali Parolin do të takohet me Peshkopin e Shkupit dhe Egzarkun Apostolik të Maqedonisë, Kiro Stojanov, por do të takohet edhe me kryetarin Gjorge Ivanov, kryeministrin teknik Emil Dimitriev dhe përfaqësues tjerë shtetëror.

Më tej, kardinali Parolin do të qëndroj në katedralen e Shkupit, Zemra e Jezusit, ku do të takojë priftërinj, murgj dhe teologë, si edhe do të mbaj një meshë.

Të nesërmen, kardinali Parolin do të vizitojë shtëpinë muze të Nënë Terezës, lokalitetin arkeologjik Stobi, por edhe qendrën tranzite Vinojug, si edhe kishën e Gjevgjelisë dhe katedralen e Strumicës./Telegrafi/