Telegrafi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Zelensky, bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kanë bërë thirrje për vazhdimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Ata duan një zgjatje të marrëveshjes, e cila i lejon Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e saj të bllokuara të Detit të Zi, dhe lejon Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra.

Zelensky tha se marrëveshja e grurit është e nevojshme për botën, pas diskutimeve që i pati me Guterresin në Kiev, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Në betejën për Bakhmutin, janë vrarë apo plagosur 30 mijë ushtarë rusë

Shefi i OKB-së theksoi gjithashtu rëndësinë e nismës, duke thënë: “Eksportet e ushqimit dhe plehrave ukrainase dhe ruse janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit”.

Marrëveshja 120-ditore, e ndërmjetësuar fillimisht nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik ishte zgjatur deri në nëntor, por ajo do të rinovohet më 18 mars, nëse asnjëra palë nuk e kundërshton. /Telegrafi/