Ka hyrë në ditën e dytë agresioni rus në Ukrainë teksa po raportohen për humbje të mëdha në radhët e ushtrisë dhe personelit të Rusisë.
Duke folur tani në Radio 4, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace thotë se vlerësimi i verifikuar i shërbimeve të inteligjencës së vendit është se Rusia ka dështuar në ditën e parë për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.
“Dështoi sepse ukrainasit luftuan. Dështoi për shkak të egos së Putinit që mendonte se do të mendonin se ai ishte një çlirimtar, u shkatërrua. Ajo dështoi për shkak të ndihmës vdekjeprurëse që lejoi [ukrainasit] të sulmonin tanket dhe aeroplanët rusë”, raporton bbc.
Wallace vazhdoi, “ata kanë humbur rreth 450 personel, forcat e armatosura ruse. Ata kanë dështuar me elitën e tyre Spetsnaz për të marrë aeroportin në veri të Kievit”.
Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se në radhët e tyre kanë vdekur 137 ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/