Site icon Telegrafi

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë: Putini është bërë një “njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë”

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace i tha Sky News se Rusia tani është një “vend më i dobët” si rezultat i pushtimit të Ukrainës.

“Presidenti (Vladimir) Putin nuk është forca që ka qenë. Ai tani është një njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kush do të paguajë për të rindërtuar infrastrukturën e Ukrainës?

“Ushtria e tij është e rraskapitur, ai ka pësuar humbje të konsiderueshme, reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar”.

“Ai jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij”.

Lexo po ashtu Putini gradualisht po kupton se strategjia e tij nuk po funksionon – këtë e tregojnë lëvizjet e tij të fundit

Wallace theksoi se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

“Ne e kemi parë këtë gjë edhe më parë. Gjendja gjithmonë përkeqësohet. Sulmet bëhen më shumë në civilë, më shumë në zona civile”. /Telegrafi/

Exit mobile version