Site icon Telegrafi

Sekretari i Jashtëm britanik takohet me kryeministrin izraelit

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, është takuar me kryeministrin izraelit në Knesset (parlamentin) në Jerusalem.

Cameron dhe Netanyahu kanë diskutuar për konfliktin dhe armëpushimin e përkohshëm të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton Telegrafi.

Në fillim të takimit Netanyahu tha se “ka patur shumë sfida” për të arritur marrëveshjen për lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Lexo po ashtu Netanyahu: Marrëveshja me Hamasin ishte vendim i drejtë, pas skadimit të afatit do të vazhdojmë deri në arritjen e qëllimeve

“Shpresojmë të nxjerrim grupin e parë, pas kësaj, jemi të përkushtuar që të gjithë tjerët t’i lirojmë”, tha Netanyahu.

“Do të vazhdojmë me qëllimet tona në luftë dhe të shkatërrojmë Hamasin, sepse Hamasi tashmë ka premtuar se do të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi kryeministri izraelit.

Disa orë më herët, Cameron vizitoi kibucin Be’eri, ku Hamasi kishte filluar sulmin e kobshëm të 7 tetorit, që si pasojë humbën jetën mbi 1.200 persona. /Telegrafi/

 

Exit mobile version