Sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps ka anuluar udhëtimin e tij në jug të Ukrainës gjatë javës së kaluar për “arsye të sigurisë”, e këtë vetë e ka konfirmuar Sekretari, shkruan BBC.
Shapps u detyrua të anulojë vizitën në Odesa javën e kaluar, pasi inteligjenca britanike e kishte paralajmëruar se Rusia kishte informacione për planet e tij të udhëtimit, transmeton Telegrafi.
Ai kishte planifikuar të udhëtojë në Odesa, një ditë pasi që një raketë goditi qytetin derisa presidenti ukrainas dhe kryeministri grek po e vizitonin këtë vend.
Nga ai sulm pesë persona ishin vrarë, patën njoftuar autoritetet ukrainase.
Shapps kishte udhëtuar gjatë natës me tren nga Polonia drejt Ukrainë, i shoqëruar nga eprorëri i lartë i mbrojtjes, admirali Sir Tony Radakin dhe një ekip i vogël i zyrtarëve britanikë.
Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte takimit me presidentin ukrainas dhe zyrtarët e lartë të administratës së tij.
Me të arritur në Kiev më 7 mars, udhëtimi i Shappsa në Odesa u anuluar në minutën e fundit, për arsye të sigurisë.
Sipas Sunday Times, që kishte gazetarin në atë udhëtim të delegacionit britanik, thotë se udhëtimi u anuluar pasi inteligjenca britanike njoftoi se Kremlini kishte informacione për këtë udhëtim. /Telegrafi/