Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel të Belgjikës, ka njoftuar zyra e Departamentit amerikan të Shtetit.
Dyshja janë takuar së fundmi në Varshavë të Polonisë, nga ku presidenti amerikan Joe Biden e quajti Vladimir Putinin kriminel lufte, transmeton Telegrafi.
Kuleba u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel.
“Sot jam këtu për të diskutuar tri gjërat më të rëndësishme: Armë, armë dhe armë. Kjo është nevojë urgjente e Ukrainës, pra furnizimi i vazhdueshëm dhe zgjidhja afatgjatë që do ta ndihmonte Ukrainë të tejkalojë sfidat”, tha Kuleba në një postim para takimit. /Telegrafi/