Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i mbrojtjes kritikon ‘orekset perandorake’ të Rusisë

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka kritikuar ambiciet imperialiste të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Pushtimi i Rusisë është ajo që ndodh kur fuqitë e mëdha vendosin që orekset e tyre perandorake kanë më shumë rëndësi se të drejtat e fqinjëve të tyre paqësorë”, shkroi ai në Twitter.

“Dhe është një pamje paraprake e një bote të mundshme kaosi dhe trazirash në të cilën askush nga ne nuk do të dëshironte të jetonte”, pohoi ministri.

Lexo po ashtu Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Kina po kryen një aktivitet ushtarak destabilizues pranë Tajvanit

Sekretari i Mbrojtjes ndodhet aktualisht në Bruksel, ku po pret një takim të Grupit të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës përpara se të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mërkurën dhe të enjten.

Ndryshe, Austin kishte deklaruar se Kina po kryen një aktivitet ushtarak “provokues dhe destabilizues” pranë Tajvanit. /Telegrafi/

Exit mobile version